Dy të miturit që u nxorën nga lumi nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet
Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, pësuan vdekje klinike.
Prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.
Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Ledian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.
Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.
“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj, shoqëria juaj”, kanë shkruar në një letër miqtë e tyre.
Fraksion.com