AktualitetPolitikëTë fundit

Cili do jetë roli i Salianjit në PD pas daljes nga burgu? Berisha: Do jetë në pozicion beteje

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për media u pyet për rolin që do të ketë ish-ligjvënësi demokrat Ervin Salianji pas daljes nga burgu.

Berisha u përgjigj se pozicioni i Salianjit në Partinë Demokratike do të jetë një “pozicion beteje”.

Ai theksoi se Salianji do të vazhdojë të jetë aktiv dhe i angazhuar në përballjen politike të PD-së.
Kujtojmë se Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit, i dënuar për ‘kallëzim të rremë’.
Fraksion.com