Berisha tha se nga 102 vota të vlefshme në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, Sara Mile rezulton që ka marrë 92.

Procesverbali Elbasan

“Tani tek farsa elektorale. E patë ju, ishte pajisur me dy fletë votimi. Votues me dy fletë votimi. Revolja… e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit. Ja! Pra, një bandit që futet me gisht në revole. Këtu tani keni një gjë tepër të veçantë. Është qendra e votimit të burgut të Elbasanit, në të cilën Sara Mile, famozja Sara Mile, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit. A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota. Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat.

Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi. Po Osman, nuk ke çfarë t’i thuash, kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë. Ja pra, këto ishin zgjedhjet, farsa. Urdhëroni, princesha e burgut! Siç e shihni, në çdo aspekt, farsa nga alfa tek omega, procesi ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë”, tha Berisha.