Berisha: Ilir Metën e kanë dënuar për 10 ditë vetëm pse foli në telefon, ndërsa oficeri i përfshirë…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë sot në një tjetër konferencë për shtyp, ku akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe për atë që e cilësoi si “farsë elektorale”.
Në fjalën e tij, Berisha mbrojti kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e quajtur arrestimin dhe izolimin e tij për 10 ditë si një masë të padrejtë, vetëm pse kishte folur në telefon.
“Sot, Ilir Meta mbahet në burg pa asnjë provë penale dhe dënohet vetëm pse foli në telefon në orën 8. Ndërkohë, oficeri Guçe, i përmendur si i përfshirë në aktivitete kriminale, jo vetëm që nuk arrestohet, por shpërblehet me post si zëvendësdrejtor policie në Elbasan,” u shpreh Berisha.
Fraksion.com