AktualitetTë fundit

Video e momentit të vrasjes së Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi

Gazetari Eraldo Harlicaj ka folur këtë mbrëmje në Top Story në lidhje me postimin e videos ku dokumentohej sulmi me thikë ndaj të ndjerit Martin Cani.

Ai tha se në momentin që e siguroi atë video, ishte mes dy vendimeve, njëra ana profesionalizmit, dhe ana tjetër zbardhja e ngjarjes.

Ai tha se mori përsipër përgjegjësinë për publikimin e videos, me synim që të zbardhjet e vërteta e kësaj ngjarjeje, pasi në pamje shfaqeshin të gjithë personat që ishin prezentë në atë çast, në mënyrë që çështja të mos lihej në harresë dhe të bëhet drejtësi.

Fraksion.com