AktualitetTë fundit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Avokati zbulon dëshminë e kopshtarit: Ndihmoi për të futur trupin në makinë, por…

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës në 17 janar 2020, në Gjykatën e Posaçme të Apelit është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj kopshtarit Festim Bexhdili.

Në shkallë të parë Festim Bexhdili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Avokati Ilir Murati: Prokuroria e Posaçme ka bërë gabime gjatë këqyrjes së pamjeve filmike, i mbrojturi prej meje nuk është ngjitur në makinë 18:29 minuta është në këmbë, nuk është në makinën që do të transportojë pengun me makinën tip Mercedes Vito që dyshohet se ka marrë pengun. Në orën 18:30 minuta makina që do të transportojë pengun ndizet dhe bëhet gati të largohet por Bexhdili nuk ka hypur në atë makinë.

Spak: Festim Bexhdili e ka nxjerrë trupin nga makina dhe e ka mbështjellë me qese te zeza ne na rezulton që i pandehuri ka dalë nga kompleksi dhe është rikthyer sërish në kompleks, ku ka vijuar më pas me veprimet e tjera.

Pyetet i bashkëpandehuri në një procedim të lidhur, Aldo Majnishta: dua të përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime. Majnishta u shoqëruar me urdhër të gjykatës së posaccme të apelit.

Dritan Rexhepi ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatët dhe nuk ka ardhur në seancë, mbrojta e Festim Bexhdilit kërkon që ky i fundit të thirret për të dhënë shpjegime në gjykatën e posaçme të Apelit.

Gjykata urdhëron që Dritan Rexhepi të shoqërohet forcërisht në seancën e radhës.

 

Fraksion.com