Policia e Kosovës aksion në Ministrinë e Infrastrukturës! Tre të arrestuar
Në Ministrinë e Infrastrukturës policia zhvillon aksion nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, kanë thënë nga policia.
Raportohet se deri tani ka tre të arrestuar.
Fraksion.com