Gjyqi për “Partizanin”, Berisha del para gjykatës më 30 qershor
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Në këtë dosje janë marrë të pandehur pesë persona, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
Procesi pritet të tërheqë vëmendje të madhe publike dhe politike, pasi përfaqëson një nga çështjet më të ndjeshme të ndjekura nga SPAK.