AktualitetPolitikëTë fundit

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Kreu i Partisë Demorkatike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp. I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me faktin që në 30 qershor nis gjykimi në themel i çështjes për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, Berisha u shpreh se po përballet me një anomali.

Sipas tij, ndërkohë që çështja nis gjykimin në themel, ai dhe të akuzuarit e tjerë nuk kanë ende në dorë vendimin e gjykatës për kalimin e çështjes për gjykim në themel.

Fraksion.com