Çelen thirrjet për studimet për përgatitjen e oficerit të ri AFA për vitin akademik 2025-2026
Qendra e Personel Rekrutimit, do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për Përgatitjen e Oficerit të Ri në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2025 -2026, për 60 të drejta studimi.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sipas specialiteteve ku arsimi universitar i përafrohet si vijon:
- Ndërlidhje 15 Kuota (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike, IT, Telekomunikacion, Inxhinieri Informatike, Kompjuterike, Mirëmbajtje rrjeti dhe Programim).
- Logjistikë 7 kuota (Fakulteti Ekonomik, Financë, Menaxhim).
- Inxhinieri 10 kuota (Gjeodezi, Mekanike, Transport)
- Xhenio/Infrastrukturë 5 kuota (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit).
- Mjekësi 3 kuota, (Mjekësi e përgjithshme).
- Shkenca mjekësore 2 kuota.
- Kimi 5 kuota (ushqimore, industriale).
- Këmbësori 13 kuota, (Dipomë bachelor në fusha të tjera);
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit është deri në 29 gusht 2025.
Fraksion.com