AktualitetTë fundit

Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

Një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Ai ishte denicuar më parë i zhdukur, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.

“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, sipas policisë.

 

Fraksion.com