AktualitetPolitikëTë fundit

Rinumërimi i 42 kutive në qarkun Dibër, KAS ndryshon rezultatet për votën preferenciale të PD-ASHM

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rinumëroi sot 42 kuti të votimit në qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi u përqendrua tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM, pas kërkesës së kandidatit Xhemal Gjunkshi.

Në përfundim të hetimit administrativ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi me shumice votash rrëzimin e kërkesës së koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Dibrës, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Nga ana tjetër KAS vendosi për ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve datë 22.05.2025 e për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në qarkun e Dibrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025.

Sipas KAS, në tabelën e kandidatëve të subjekteve zgjedhore për qarkun Dibër ndryshohet tabela përmbledhëse e rezultateve të votimit për kandidatët e subjektit zgjedhor Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Dibër:
Alketa Agolli i shtohen 10 vota
Basir Çollaku i hiqen 8 vota
Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota
Përparim Spahiu i hiqen i 49 vota
Ismail Uka i shtohen 4 vota

Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat në qarkun Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

 

Fraksion.com