AktualitetPolitikëTë fundit

KAS nis rinumërimin e 42 kutive në Qarkun Dibër, shqyrtohen votat preferenciale të PD-ASHM

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi po përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM, pas kërkesës së kandidatit Xhemal Gjunkshi.

Në nisje të mbledhjes, anëtari i KAS Elvin Lako sqaroi se bëhet fjalë për 42 kuti votimi dhe jo 44, për shkak të një gabimi.

“Nga një verifikim, na rezulton që kemi një dublikim të një QV. QV 1029/00 e keni shkruar dy herë. QV 1096/00 i përket KZAZ 19. Ne sot do të këqyrim 42 kuti votimi”, tha anëtari i KAS, Elvin Lako.

Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat në qarkun Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

 

Fraksion.com