“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit…
Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës.
Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me thikë, për të mos u zbuluar,” tha Tafani, duke treguar se planifikimi kishte nisur me bashkëpunimin e një rrethi të gjerë personash.
“Ky ishte ulur në lokal. Qëllova menjëherë. U hodh nga karrigia, por e qëllova përsëri. Ika kur më mbaruan fishekët. Mesa dëgjova, e kishte kapur në bark”, tha Tafani.
Dëshmia e tij është pjesë e një sërë rrëfimesh që po zbardhin rrjetin kriminal dhe urdhëruesit e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik.
Fraksion.com