Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Ja si përgjigjet kreu i PD, Sali Berisha
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu atë që ai e quan farsë elektorale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha përsëriti se ai është në një mision dhe se do të paraqesë me fakte para shqiptarëve por edhe ndërkombëtarëve parregullsitë e zgjedhjeve.
I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.
“E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.
Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.
Pjesë nga konferenca
Pyetje: Z.Berisha, pa anashkuar atë që ju e quani farsë, pa i hequr asnjë presje, a mendoni ju se frymëzoni shqiptarët për të qenë kryeministër i vendit? Pas tre dekadash në politikë…
Sali Berisha: Nëse ka një politikan në këtë tokë që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është Sali Berisha. PO i heq të gjitha menjanë, përmbysjen e diktaturës, ndërtimin e institucioneve demokratike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimin në ekonomi tregu, kalimi nga vendi me të ardhurat të ulëta në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit nga KE për statusin e kandidatit, marrëveshja e stabilizim asociimit, transofrimi i infrastrukturës rrugore, TAP-i, Devolli dy projektet e shekullit. Sali Berisha u ngrit pasi ishte larguar. Humbi zgjedhjet dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush, por bëri një detyrë mendoj unë dhe mori një vendim të drejtë. Dha dorëheqjen edhe nga partia e çdo funksion në parti.
A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë?
Më tutje, Edi Rama me George Soros, me armiqtë e egër të demokracisë shqiptare sanksionoi Sali Berishën. Pa asnjë fakt, pa asnjë dokument kërkuan që ta rëndonin atë politikisht. Si? Të kontrollonin PD-në. Sali Berisha u ngrit për të thënë jo, PD-në s’mund ta kontrollojë kush kurrë përveç anëtarëve të saj. Fatos Nano dha dorëheqje, por të dytën e kam bërë vetëm unë. Kjo është e vërteta. Mund të kesh 30 vite por varet nga kulmet që ke mbrapa. Këto janë maja frymëzimi. Çfarë tregojnë këto të dytat, mision dhe vetëm mision. Kjo që po bëj është një mision. Prandaj janë të shfazuar, nëse e sheh, një tërbim dhe verbëri deri në primitizëm, përpiqen të mbrojnë farsën njerëz të krimeve ordinere, të paguar nga shteti në borderotë e tij përpiqen të mashtrojnë shqiptarët. Sali Berisha po i kundërvihet kësaj propagande për mbrojtur të vërtetën. Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e të vërtetës. Njeriu i qytetëruar duhet ta mbrojë të vërtetën deri në orën e fundit të jetës së tij. Ky duhet të jetë raporti i tij me të vërtetën pavarësisht nga çmimi që paguan.
Imagjino nëse nuk do të bëheshin këto konferenca të përditshme do të lexoje pozitë e llumit të intelektualëve duke hyjnizuar mandatin e 4-ët të Edi Ramës, të këtyre pseudo intelektualëve.
Pyetje: Do ju çojë misioni juaj për të vërtetat, kandidat për kryeministër edhe në vitin 2029?
Sali Berisha: E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.
Pyetje: Do të jeni ju?
Sali Berisha: Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve.
Fraksion.com