AktualitetKosovaTë fundit

Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

“Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”, “Pa transparencë – nuk ka treg të lirë” – këto janë disa nga pankartat në protestën që po mbahet të mërkurën në Prishtinë nga përfaqësues të bizneseve, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për liberalizimin e tregut të energjisë, ka hyrë në fuqi më 1 qershor.

Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti.

Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësime të shumta nga komuniteti i biznesit.

Sipas tyre, çmimet e ofruara nga furnizuesit e licencuar janë dukshëm më të larta se ato që më parë rregulloheshin nga shteti.

Për më tepër, një pjesë e kompanive furnizuese nuk kanë paraqitur ende oferta konkrete për bizneset.

Bizneset janë furnizuar me energji nga Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.

Aktualisht, në vend janë të licencuara 21 kompani furnizuese tregtare, ndërsa një tjetër është në proces licencimi.
Aktualisht, në vend janë të licencuara 21 kompani furnizuese tregtare, ndërsa një tjetër është në proces licencimi.

Ndërsa nga data 1 qershor, ato është dashur të zgjedhin vetë furnizuesin komercial të energjisë, me çmime të tregut.

Aktualisht, në vend janë të licencuara 21 kompani furnizuese tregtare, ndërsa një tjetër është në proces licencimi.

Për shkak se shumica nuk kanë lidhur kontrata me furnizuesit, ato kanë kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF), që aktualisht është Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e përzgjedhur nga ZRRE përmes një tenderi publik.

Ky furnizim është i përkohshëm, nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe ofrohet me çmime më të larta se ato të tregut mesatar.

KEK-u ka njoftuar se ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF dhe se ka pasur interesim të madh për të lidhur kontrata dy mujore.

Deri më 5 qershor, 20% e konsumatorëve që kanë kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK-un si FMF.

Përveç rolit të FMF-së, KEK-u është i licencuar edhe si kompani komerciale për tregti me energji në tregun e lirë.

Deri më 5 qershor, 20% e konsumatorëve që kanë kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK-un si FMF.
Deri më 5 qershor, 20% e konsumatorëve që kanë kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK-un si FMF.

Deri më tani, ka nënshkruar 15 kontrata komerciale, por nuk është bërë e ditur nëse këto janë ndërmarrje publike apo private.

Megjithatë, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, shumica e kontratave janë lidhur me ndërmarrje publike.

Nga ana tjetër, ekspertët e sektorit të energjisë e vlerësojnë liberalizimin si një hap të domosdoshëm për zhvillimin e tregut.

Arben Kllokoqi, ekspert i lartë në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, ka deklaruar se tregu i hapur, pavarësisht sfidave fillestare, është rruga më e qëndrueshme për të ardhmen e sektorit të energjisë në Kosovë.

Sipas tij, ky proces mund të sjellë kursime për biznese, të nxisë konkurrencën, investimet dhe inovacionin në treg./REL

 

Fraksion.com