Berisha: Karta identiteti u hodhën në tokë në Petrelë më 11 Maj për të penguar qytetarët të votojnë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar një skandal të pretenduar gjatë ditës së votimeve në Petrelë, ku sipas tij janë gjetur karta identiteti të hedhura në tokë.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se këto karta identiteti përmbajnë të gjitha elementët e dokumenteve personale, përfshirë fotografi dhe numra, dhe akuzoi se ato janë përdorur në mënyrë të paligjshme për të penguar ose manipuluar procesin e votimit.
Këto janë karta identitetit të hedhur përtokë në Petrelë ditën e votimeve.
Këto janë me fotografi, janë me numër, janë me të gjthë elementët e një karte identiteti.
Këta persona janë përjashtuar nga votimi ose me kartat e tyre kanë votuar të tjerët.
Por të gjitha këto krime mbrohen nga Altin Troplini, kjo është e vërteta.
Besoj se këto dy dëshmi tregojnë se proporcionet e përdorimit të kartave si elementë për të privuar, për të mohuar të drejtën e votimit.
Ja ku janë përtokë dokumentet e identitetit, asnjë konkluzion, asnjë qëndrim Skapi i partisë, Altin Troplini me kompaninë e tij.
Fraksion.com