AktualitetTë fundit

BE mbështetje AMP në luftën kundër krimit të organizuar, garanci për integrimin në BE

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani priti në një takim Francesca Varlese, Menaxhere e Programit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Giovanni Pasqua, Koordinator Ndërkombëtar i Programit të BE për Forcimin e Ligjit në Shqipëri (European Union for Law Enforcement in Albania EU4LEA) si edhe Thierry Vignes, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Format Evolutive të Krimit të Organizuar dhe Policinë Shkencore.

Në një njoftim të AMP-së, thuhet se në takim u diskutua mbi vijueshmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndaj institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të garantuar një rrugë të suksesshme drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Sulejmani shprehu mirënjohjen për asistencën e vyer ndaj Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si nga ana e rritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve, po ashtu edhe në përmirësimin e pajisjeve operacionale, duke garantuar një angazhim të lartë në përputhje me objektivat e fazës së dytë të projektit EU4LEA.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e EU4LEA, vlerësuan shumë të suksesshme fazën e parë të projektit dhe riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar asistencën strategjike përmes mentorimeve dhe trajnimeve të përbashkëta.

 

Fraksion.com