Sali Berisha paraqitet në SPAK! Ja çfarë tha para mediave ish-kryeministri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë, më 10 qershor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të një urdhri të lëshuar nga kjo prokurori, teksa pranë SPAK kishte edhe mbështetës të tij.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha hodhi akuza të rënda në drejtim të qeverisë. “Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë. Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha
Fraksion.com