Rama: Po punojmë një muze për historinë e besimit islam. Jemi në diskutime për një muze të madh europian në Tiranë.
Në komunikimin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht te zhvillimi i kulturës dhe sportit në vend.
Ai iu përgjigj një qytetari, që thoshte se “Tirana nuk ka kinema, as teatër dhe as muze”.
“Tirana ka kinema, ka teatër jemi duke punar për hajpje e Muzeut Kombëtar. Po punojmë një muze tjetër etnografik, do të jetë për historinë e besimit islam. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë. Është e vërtetë që nuk ka cirk, ka një cirk që ka nevojë të rikonceptohet”, tha Rama.
Fraksion.com