AktualitetTë fundit

Ngjarje e rëndë në Librazhd: Tentoi të digjte me benzinë fqinjin pas një konflikti, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar për tentativë vrasjeje të fqinjit të tij 75-vjeçar, duke e djegur me lëndë djegëse. Vepra kriminale u krye gjatë një konflikti për motive të dobëta, sipas hetimeve të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet policore u njoftuan menjëherë pasi shtetasi S.O., 75 vjeç, u pranua në Spitalin e Prrenjasit me dëtime të rënda nga djegiet. Hetimet e shpejta çuan në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit G.O., 32 vjeç.

32-vjeçari dyshohet se ka hedhur benzinë në ambiente të jashtme të banesës së viktimës dhe ka vënë zjarr, duke shkaktuar dëme të rënda fizike.

75-vjeçari ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, me dëtime të shumta nga djegiet.

 

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com