Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi
Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare pasi po përballej me një sëmundje të rëndë shëndetësore.
Bujar Bukoshi, i cili ka lindur më 1947 në Suharekë, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Më pas, ai punoi si mjek në Suharekë.
Bukoshi ishte një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Më 1989 themeloi Këshillin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ).
Bujar Bukoshi ishte kryeministër i Qeverisë së përkohshme të Kosovës ne ekzil, nga viti 1991 deri në vitin 2000.
Gjithashtu, ishte zëvendëskryeministër i Kosovës në qeverinë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.
Fraksion.com