KAS vendos të rinumërohen kutitë e Durrësit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të martën e 10 Qershorit që të hapë të gjitha kutitë e votimit të KZAZ-ve 21 dhe 22 në Qarkun e Durrësit.
Po ashtu do të hapen edhe kutitë e votimit nga diaspora dhe 186 kuti të tjera të po të këtij qarku.
Gjatë shqyrtimit të ankimimit për Qarkun e Durrësit, kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja pretendoi se në 69 kuti, pasi ka parë pamjet filmike, janë gjetur prova për manipulime.
Kujtojmë se më herët KAS ka vendosur rinumërimin e votave për subjektet politike dhe për kandidatët në Qarkun e Tiranës dhe të Fierit
Fraksio.com