AktualitetPolitikëTë fundit

Gështenja: Të ndryshohet Kodi i Punës, dy orë pushim të premten për faljen e Namazit, Ekonomi: Shteti është laik

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shqyrtua sot projektligji për një shtesë në ligjin e Kodit të Punës, nismë e deputetit të Partisë Demokratike Lefter Gështenja.

Projektligji i propozuar nga Gështenja ka të bëjë me krijimin e një ambienti të posaçëm në punë që besimtarët mysliman të kryejnë ritet fetare si dhe t’u krijohet mundësia e dy orëve pushim në drekë çdo ditë premte për faljen e Namazit.

“Qëllimi im është dashamirës jo qëllime politike, pasi tashmë fushata elektorale ka përfunduar. Si të majtë dhe të djathtë duhet të biem dakord. Ky projektligj është i vonuar pasi kemi 34 vjet demokraci dhe do të duhej ashtu siç edhe Kushtetuta e përcakton që garanton lirinë ndërgjegjes dhe fesë, për çdo person do duhej që t’i jepej mundësia çdo besimtari mysliman që gjatë orarit të punës, që falja e namazit, nuk është më shumë se 5 minuta dhe çdo ditë normale është 10 minuta, se dy herë falet namazi gjatë punës, dhe çdo ditë të Xhumaje është obligim për çdo besimtar, pra të mos pengohet nga punëmarrësi qoftë institucion publik apo privat, por t’i jepej mundësia. Këto ndryshime në Kodin e Punës bëjnë të mundur që institucione publike apo private ta kenë taksative të detyruar në Kodin e Punës që këto njerëz që besojnë të shkojnë dhe të kryejnë ritet e tyre fetare”, tha Gështenja.

Për deputeten e Partisë Socialiste Shpresa Marnoj, ndryshimet e propozuara nga Gështenja lënë vend për abuzime në orarin e punës. Sipas Marnojn ndërhyrjet në Kodin e Punës janë të panevojshme.

“Thuhet që të përfshihen dy orë pushim tek dita e premte, a është parashikuar si mund të kontrollohet kjo gjë. Mund të abuzohet ose të kërkohet që të bëhet pushim nga punonjës të tjerë që mbase nuk e duan për këtë arsye, por mund të abuzojnë dhe të shkëputen nga ora e punës, si do të verifikohet se je i këtij besimi apo i atij besimi. Si do të verifikohet? Ndërhyrjet në Kodin e Punës më duken të panevojshme”, tha Marnoj.

Deputetja Milva Ekonomi theksoi se ne jemi shtet laik dhe nuk mund të bëhen të tilla ndryshime në Kodin e Punës.

“Në Kushtetutë ne jemi një shtet laik. Shteti është neutral, nuk ndërhyn shteti atje. Edhe në një biznes të detyrosh disa njerëz të kenë mundësi në krahasim me disa të tjerë krijon një konflikt. Nuk është një gjë e rekomanduar në këtë moment. Ne kemi një bashkëjetesë dhe nuk mund të bëjmë këtë gjë në institucionet shtetërore”, tha Ekonomi.

Në seancën tjetër dëgjimore u caktua që do të hidhet në votim projektligji i propozuar nga deputeti Lefter Gështen

 

Fraksion.com