“Doja të ekzekutonim Altin Ndocin në varrimin e…”, dëshmia e Alibej në GJKKO: Ja si u vra gabimisht Viktor Haxhia
Në vazhdim të dëshmive në procesin “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej sot zbuloi detaje të reja rreth vrasjes së rastësishme të Viktor Haxhias, përdorimit të uniformave të rreme dhe komunikimeve sekrete me Nuredin Dumanin pas vrasjeve.
Alibej pranoi se vrasja e Viktor Haxhias ishte një gabim. Në atë makinë kishte qenë edhe Altin Ndoci, i cili u largua pak para sulmit.
Ai diskutoi me Nuredin Dumanin edhe për mundësinë për të vrarë Ndocin gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia, por ky plan dështoi sepse Ndoci nuk u shfaq në ceremoni.
Ky zbulim shton dyshime për përdorimin e profileve të rreme në operacione kriminale.
Alibej zbuloi se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Talo Çela kishte qëndruar në shtëpinë e tyre, një informacion që ai e mori pasi Klevis Alla filloi të nxirrte emra.
Ndërkohë, Nuredin Dumani u fsheh në Spille tek e vjehrra, pasi dyshonte se po flitej për të në media. Policia i bëri një vizitë banesës së tij, por ai kishte ikur tashmë.
“Unë flisja vazhdimisht me të në Sky ECC,” tha Alibej.
Fraksion.com