AktualitetSportTë fundit

1 mijë tifozë shqiptarë në Letoni

Ndeshja e Kombëtares në Letoni sot më 10 Qershor në orën 20:45 do të shërbejë edhe si një provë për sigurinë dhe rendin publik në Riga.

Autoritetet në kryeqytet njoftuan se policia do të kufizojë aksesin në një prej pikave më të rëndësishme, “Sheshin e Lirisë”.

Kjo është shifra paraprake e njoftuar, por duke qenë se numri mund të rritet ndjeshëm, mendohet që në mbështetje të Shqipërisë do të jenë rreth një mijë tifozë.

Ndeshja me Shqipërinë, nuk cilësohet si një event i veçantë, por si përgatitje për ndeshjet me rrezikshmëri të lartë, në shtator ndaj Serbisë dhe për sfidën e tetorit me Anglinë, ku parashikohen të paktën 2400 tifozë britanikë.

Monumenti në Sheshin e Lirisë në Riga ruhet gjatë gjithë kohës me ushtarë.

Fraksion.com