AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Investimi tek shkolla e mesme “Shefqet Dosku” në Librazhd, garanci për një arsim cilësor

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Shefqet Dosku” në Dorëz të Librazhdit është tashmë një hapësirë moderne dhe funksionale për nxënësit e zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e rikonstruktuar.

“Me ambiente të rilindura, një palestër të re dhe një hapësirë të dedikuar për fëmijët e parashkollorit, ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Librazhd sjell më shumë garanci për një arsim cilësor”, tha Rama.

Projekti për rikonstruksionin e shkollës përfshin modernizimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, si dhe krijimin e një hapësire të dedikuar për fëmijët parashkollorë me hyrje të veçantë.

Në shkollë është ndërtuar një palestër e re me standarde bashkëkohore, për të nxitur edukimin fizik dhe sportiv që në moshë të hershme.

Kjo shkollë sjell ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies dhe jetën e përditshme të komunitetit.

 

Fraksion.com