Konflikti te Urdhri i Psikologut! Valbona Treska nuk lejon presidenten e re të marrë detyrën
Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, e cila është paraqitur sot në zyrë por nuk është lejuar të marr detyrën.
Presidentja e mëparshme Valbona Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit, por Laboviti kundërshton se kjo nuk është funksionale për shkak se është shkrirë këshilli.
Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo raporton se për këtë ‘përplasje’ është njoftuar edhe Policia e Shtetit.
Laboviti u zgjodh katër ditë më parë në krye të Urdhrit të Psikologut me 238 vota.
Fraksion.com