Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë të vendosur nga gjykata
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj është paraqitur në SPAK. Ajo vijon të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme.
Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është nën hetim nga SPAK për akuza që përfshijnë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurive. Ajo po ndiqet nën masën e detyrimit për t’u paraqitur rregullisht para autoriteteve.
Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv në nëntë raste të ndryshme dhe pastrim parash. Veliaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe deri tani ka bërë disa kërkesa për lirimin nga paraburgimi, të cilat nuk janë pranuar.
Fraksion.com

