Shqipëri-Serbi, Hysaj fiton penallti. Manaj nuk shënon nga pika e bardhë (Minutë pas minute)
Shqipëri-Serbi, pjesa e parë
45’- Penallti për Shqipërinë. Një depërtim i shkëlqyer nga Hysaj, i cili pason në zonë dhe në tentativën e dytë merr një goditje të gabuar në zonë dhe fiton 11 metërsh. Mundësi e artë për Shqipërinë.
43’– Provon Arlind Ajeti me një gjuajtje me kokë, e cila nuk sjell asnjë rrezik për portën kundërshtare.
36’- Krosim i Hoxhës nga e djathta, për Manajn në zonë. Gjuajtja e sulmuesit me kokë shkon jashtë.
34’- Tentativë e Laçit nga jashtë zone, topi shkon në duart e Petrovic.
33’- Vjen e para goditje këndi për Shqipërinë. Hoxha provon nga e majta, por topi devijohet në këndore.
30’- Shpërthim i Brojës nga krahu i djathtë. Dy ndërhyrje ndaj sulmuesit, i cili rrëzohet, por arbitri nuk akordon faull.
23’- Faull i fituar nga Kristjan Asllani në afërsi të zonës së Serbisë.
21’- Mundësi e mirë për Serbinë, por Vlahovic gabon gjithçka me gjuajtjen në momentin e fundit.
19’- Ndëshkohet me karton te verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahovic në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar.
15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.
11’- Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.
10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.
8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.
6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.
4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.
0′- Starton dueli Shqipëri-Serbi. Luhet vetëm për fitore.
– Drithërima në stadiumin “Air Albania”. Këndohen himnet kombëtare. Oshëtin stadiumi, kur vendoset ai i Shqipërisë.
Fraksion.com