Ndeshja Shqipëri-Serbi: Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium
Shqipëri-Serbi është përballja kualifikuese e Botërorit, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 20.45.
Teksa jemi 2 orë larg fillimit të ndeshjes, në “Arenën Kombëtare” kanë filluar të futen tifozët e parë
Madje, çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda.
Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium.
Fraksion.com

