AktualitetSportTë fundit

Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet me padurim nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën dhe jo vetëm.

Dy kombëtaret janë pjesë të grupit K dhe synohet me çdo kusht fitorja, për vendin e dytë, pasi vendi i parë duket i rezervuar nga Anglia, ndonëse janë edhe shumë ndeshje të tjera për tu luajtur.

Tirana “vishet” kuqezi, atmosfera para Shqipëri-Serbi

Të shumtë në numër dhe me ngjyrat kuqezi, tifozët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Siç ndodh shpesh, nuk mungojnë as vallet me këngë patriotike nga tifozët. Drejt stadiumit, janë nisur edhe fugonët e policisë, për garantimin e sigurisë, në një përballje delikate si kjo e sotmja.

“Shqipni etnike…”, çfarë ndodh në kryeqytet para Shqipëri-Serbi

Duket se tifozëve nuk po u pritet për tu futur në stadium dhe janë paraqitur pranë “Air Albania”, në pritje për të hyrë brenda.

Vlen të përmendet se kërkesat për bileta kanë qenë të mëdha dhe tifozët që nuk do të kenë mundësinë të jenë në stadiumin “Air Albania”, do e ndjekin ndeshjen në ekrane të mëdha në kryeqytet, të bashkuar.

Gjithashtu një nga “Fan Zone”-t do të jetë e vendosur në afërsi të Piramidës

Ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, do të luhet në orën 20:45, ndërsa transmetohet në Tv Klan.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com