Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha
Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel.
Ai tha se motra e tij ka ndërruar jetë 6 muajshe (ishte fëmija i parë i prindërve të tij, para se të lindte ai) pasi i kanë marrë më shumë gjak gjatë analizave, gjak të cilin ai tha se e përdorte diktatori Enver Hoxha për rigjenerimin e gjakut të tij.
“E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë.
Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të pafundme njerëzish që qajnë me oi… ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qanë dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi..
Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë. Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie?”, tha aktori.
Fraksion.com