Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për mdeshjen e së shtunës me Shqipërinë, më 7 qershor.
Serbët zbarkuar në Rinas dhe më pas nën masa të rrepta sigurie, udhëtuan drejt Tiranës, ku mbërritën rreth orës 14:00. Stafi i Serbisë u shoqërua nga policia e shtetit dhe forcat speciale RENEA, ndërsa është akomoduar te hotel “Hilton Garden Inn” në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”.
Serbia do të ketë edhe stafin e vet të sigurisë dhe kuzhinierin personal, që do kujdeset për dietën dhe energjinë e futbollistëve.
Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, do të luhet të shtunën e 7 qershorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa transmetohet në Tv Klan.
Fraksion.cm