AktualitetPolitikëTë fundit

“Kush të tha të flasësh?” Flet për herë të parë Ylli Manjani: Pse ika nga qeveria Rama 1

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rrëfeu për herë të parë me detaje marrëdhënien me Edi Ramën, debatet në mbledhjet e qeverisë dhe arsyet që çuan në largimin e tij nga posti qeveritar në vitin 2015.

“Kam bërë debat për çdo projektligj dhe projektvendim, si me Ramën, ashtu edhe me të tjerët. Rama nuk ishte entuziast që unë të isha pjesë e kabinetit, për shkak të një përplasjeje që kishim pasur më herët,” – u shpreh Manjani, i ftuar në intervistë në Dritare tv, duke theksuar se përkundër mospëlqimit të Ramës, ai u bë ministër i Drejtësisë si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Ish-ministri rrëfeu se përplasjet e tij me Ramën ishin të shpeshta dhe përfundimisht të papajtueshme me bashkëdrejtimin e qeverisë. “Ishte një papajtueshmëri midis dy shefave të koalicionit, Ramës dhe Metës. Në fund shefi im, Meta, u dorëzua dhe më hoqën. Kur më tha Meta: ‘Kush të tha të flasësh?’, aty e kuptova se punët ishin ngatërruar.,” – përfundoi Manjani./dritare.net

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com