AktualitetPolitikëTë fundit

Vengu në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Vengu u shpreh se në këtë takim përgatiten vendimmarrjet e rëndësishme që pritet të ndërmerren nga krerët e vendeve aleate në samitin e ardhshëm në Hagë.

“Sot në Bruksel në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, ku përgatisim vendimmarrjet e rëndësishme që pritet të ndërmerren nga krerët e vendeve aleate në Samitin e ardhshëm në Hagë”, shkruan Vengu në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com