Spiropali përplaset me Nokën, e përjashton nga seanca
Ndërkohë që Spiropali njoftoi që në foltore të afrohet deputeti Oerd Bylykbashi për të mbajtur fjalën e tij, pasi Noka nuk foli për procedurë ashtu sicc parashikohet në Rregullore, demokrati bllokoi foltoren.
“Nuk po flet për procedurë, gjë të mençur nuk do të na thuash”, tha Spiroapli.
Më pas, pas gjuhës së përdorur sipas saj nga Noka, pasi nuk arrihej të dëgjohej se çfarë shprehej demokrati për shkak se mikrofoni i tij ishte i fikur, Spiropali njoftoi përjashtimin e tij nga seanca.
Pas tensioneve kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë seancën për 5 minuta.
“Ta dhamë fjalën 3 herë nuk fole për procedurë. Të përshëndes. Do e lësh Bylybashkin të flasë për raportet e OSBE-ODIHR se i di më mirë këto punë? Ej ka mundësi, hajd largohu je i përjashtuar nga seanca. Nuk ka nevojë për Gardën. Nuk duroj këtu as fyerje as zaptim foltoreje”, tha ajo, ndërsa njoftoi ndërprerë seancës.
Fraksion.com