Noka- mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qendrojnë mbi farsën e 11 majit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka në fjalën e tij në seancën e sotme plenare theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale.
Noka duke iu drejtuar kolegëve socialistë tha se “është e papranueshme për ne dhe për çdo shqiptar që Shqipëria vend anëtar i NATO-s, që siç thoni dhe ju ka çelur kapitullin e parë të negociatave me BE-në të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira”.
Noka tha se në vend është gjymtuar demokracia.
“Sot para jo vetëm shqiptarëve, por edhe para faktorit ndërkombëtar, është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj të plotë politik, nga etja e sulltanit tuaj, por edhe e juaja për t’u kacavjerrë me çdo kusht pas karriges, pra është gjymtuar demokracia. Demokracisë tashmë i qëndron veç fasada”, tha Noka.
Sipas Nokës më 11 maji nuk pati përballje alternativash mes partive opozitare dhe pozitës, por opozitës iu vendos përballë gjithë shteti.
“Themelet e pushtetit tuaj sot qëndrojnë mbi votën e blerë, mbi votën e shantazhuar, mbi votën e tjetërsuar. 11 majit ishte një farsë, themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë. E panë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët, që me 11 maj nuk pati përballje alternativash mes opozitës dhe partisë së pozitës. Nuk pati përballje mes programeve që paraqet njëra forcë apo tjetra forcë, jo, opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandit me krimin e organizuar, së bashku me trafikantët e drogës së bashku dhe kartelet të cilat i nxorët për herë të parë dukshëm dhe publikisht. Ju sollët më 11 maj para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet në patronazhimin e dhunshëm, që bazohet në censurën mediatike, në kapjen e mediave”, tha Noka.
Noka shtoi se më 11 maj u institucionalizua tregu i votës.
“Me vendim qeverie ju bletë 100 euro për kokë, 570 mijë pensionistë. Ju me vendim qeverie në kundërshtim me çdo ligj dy ditë para zgjedhjeve falët rreth 150 mijë gjoba, pra bletë rreth 150 mijë vota me vendim qeveria. Pa llogaritur pastaj po vendimin e qeverisë për licencat e kanabisit. Ju aplikuat një skemë kriminale të trenit bullgar”, deklaroi Noka.
“Prandaj zotërinj pushteti juaj nuk ka legjitimitet, pasi nuk bazohet në votë. Ju e grabitet atë me çdo formë me çdo mjet grabitet pushtetin”, theksoi Noka
Fraksion.com