NATO njofton emërimin e gjenerallejtnant Alexus G. Grynkewich si Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën
Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar emërimin e GjeneralLejtnant Alexus G Grynkewich, nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, në postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Evropën.
GjeneralLejtnant Grynkewich aktualisht shërben si Drejtor për Operacionet e Shtabit të Përbashkët.
Pas përfundimit të proceseve kombëtare të konfirmimit, ai do të marrë emërimin e tij si pasardhës i Gjeneral Christopher G. Cavoli, nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara, në një ceremoni ndërrimi komande në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate për Evropën në Mons, Belgjikë, që pritet në verën e vitit 2025.
Fraksion.com