“Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri”, Toni Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot
Deputeti Toni Gogu në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se opozita përpiqet të “nxijë” arritjet e vendit tonë, ku ka shtuar se në raportin e PE të prezantuar dje, Shqipëria është tashmë kreu i rajon për integrimin në BE.
“Shqipëria është pararojë e integrimit, jo u tha dje me zë të partë në PE, u tha në progres raportin më të mirë ndonjëherë, e thanë me gjuhën e shifrave, vlerësimit institucional, standardeve europiane, siç dinë ta thonë ata.
Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri, narko-diktaturë thotë Gazi, ndryshe thonë ndërkombëtarët. Ky është kontrasti i vërtetë. Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot”, tha ai.
Fraksion.com