AktualitetTë fundit

“Murtaja në Postribë”, drejtori i shërbimit veterinar: Ferma u karantinua, kafshët do të eliminohen! Nuk ka rrezik për njerëzit

Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli, në një reagim për Neës24 ka bërë me dije se do të eliminimi i kafshëve të prekura nga murtaja në fermën e vendosur nën karantinë në Postribë.

“Siç jeni në dijeni, për herë të parë në Shqipëri u shfaq murtaja në një fshat në Postribë. Kjo sëmundje u njoftua nga fermeri më datën 3 qershor. Ferma është vënë në karantinë. Sot bëhet eliminimi i krerëve dhe do izolohet zona në 3 dhe 10 km. Ndalohet lëvizna e kafshëve brenda territorit pra në Shkodër dhe malësi e madhe nuk lejohet lëvizja e kafshëve kjo për të parandaluar vazhdimin. Kjo sëmundje prek të imtat, por nuk kërcënon shëndetin e njerëzve. Nga monitorimi kishim një indicie dje në një tjetër zonë. Ne u paraqitem në fermë, por nuk u konstatuan shenja të kësaj sëmundje. Me masat kufizuese, kanë dalë masat përkatëse dhe me institucione dhe po ndalojmë lëvizjen e kafshëve.

Fraksion.com