AktualitetTë fundit

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Si rezultat i hetimeve të kryera mbi disa denoncime për vjedhje në banesa dhe biznese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, kanë mundësuar zbardhjen e autorësisë së katër rasteve.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë:

Enea Duçi, 20 vjeç, i dyshuar për përfshirje në vjedhjen e një banese dhe dy lokaleve gjatë periudhës maj-qershor;

Armando Kumani, 33 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash ditën e djeshme në një banesë në fshatin Arbanë.

 

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Erion Guce, 21 vjeç, bashkëpunëtor i dyshuar në rastet e vjedhjeve me Enea Duçi.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Fraksion.com