“Fajin nuk na e ka Edi Rama”, Dashnor Sula thirrje Berishës: Tërhiqu, mos dëgjo ato që ke pranë se do të të marrin në qafë
Ai kujtoi një moment historik të Partisë Demokratike, duke e cilësuar si gabim lënien e drejtimit të partisë në duart e “Benjaminit”, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, që sipas Sulës, çoi në shkatërrimin e karrierës politike të Sokol Olldashit.
Dashnor Sula: Unë ia kam bërë të qartë doktor Berishës edhe në mbledhje grupi, dhe i bëj thirrje nga foltorja e Kuvendit,: Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë, jepi drejtim , tërhiqu, kij besim tek demokratët, jo si atëherë kur ia besove Benjaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit.
Ki besim se demokratët janë të mençur dhe do të dinë të zgjedhin atë që do t’i çojë drejt pushtetit. I ke dhënë gjithçka PD por shijo me nipërit e mbesat dhe hapi rrugë PD-së.
Ta thash edhe më parë, mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë dhe zbato urdhrin e gjykatës.
Fraksion.com