AktualitetPolitikëTë fundit

Albana Vokshi në Kuvend: Zgjedhjet ishin një farsë, EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të fundit, të cilat ajo i quajti “një farsë elektorale”.

Duke iu referuar raportit paraprak të misioneve ndërkombëtare vëzhguese, Vokshi theksoi se për herë të parë propaganda e qeverisë nuk arriti të mbulojë realitetin. “Qëndrimi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ishte i qartë: nuk ishin zgjedhje, por farsë,” deklaroi ajo.

 

Deputetja u ndal te gjetjet e misionit të vëzhguesve të Parlamentit Evropian, duke përmendur abuzimin me burimet shtetërore, intimidimin e votuesve, përdorimin e postit publik për përfitime elektorale dhe lidhjet me krimin e organizuar. “Michael Gahler, drejtuesi i misionit të PE, i ka parë vetë nga afër këto fenomene. Ai ka folur me qytetarët, ka ndjerë frikën në fjalën e tyre — frikë që nuk është parë më parë në një proces zgjedhor në Shqipëri,” tha Vokshi.

Ajo përmendi përjetimet e saj në qytetin e Vorës, ku sipas saj, përjetoi personalisht intimidim të drejtpërdrejtë ndaj saj dhe familjes së saj.

 

Fraksion.com