AktualitetTë fundit

‘Zbërthehet’ Tafani, tregon si u thur plani nga Laert Haxhiu për vrasjen e biznesmenit

Dëshmon sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka qenë pjesë e bandës së Laert Haxhiut.

Në dëshminë para gjykatësve ai ka treguar njohjen me Haxhiun dhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimit, në 2018 në Tepelenë.

Pjesë nga dëshmia e Tafanit sot në GJKKO për vrasjen e Çajup Selimit:

Ika me vrap për nga burgu Bënçës, rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit, armën e kisha me vete, zastava ose bereta e vogël, me silenciator, s’po gjeja rrugicën që të dilja, sipas planit duhet të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori

Ligorin e takova pas 1-2 orësh tek shtëpia e xhaxhait të Erisianit, sipas planit që kishim bërë me Laertin do na priste xhaxhai i Erisianit, Ligori fiku telefonin, unë u fsheha në një shkëmb, kisha frikë, makinat e policisë vinin vërdallë, unë e kisha për herë të parë…

Te shtëpia erdhi dhe Ligori më pas, i çjerrë nga duart, si duket kishte rënë dhe ai ne ferra, Laerti u acarua me Ligorin, më tha mua ‘si të la ai vetëm ty? Do ja tregoj unë atij’.

Armën e hodha në Vjosë, na kishte thënë Laerti si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi, pastaj vazhduam rrugën për Memaliaj lart nga mali dhe zbritëm tek një urë në këmbë, hypëm në një furgon të rastit dhe u nisëm në Tiranë dhe rrugës tha Laerti që Ligori të iki në Korçë.

Te klubi shoferit u ndamë, unë ika në Tiranë tek Laerti tek një hotel në Astir, Laerti ishte me Lulëzim Arapin, me Bërtiti Laerti pse more atë xhaxhain në telefon, jo në Whasapp, më ofendoi, më shante, një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas 1 jave, kurse Ligori nuk i mori, nuk ja dha ai (Laerti)

Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka fol në telefon me dikë për punë malli. Ne siç ishim tek hoteli na tha Laerti ‘çohuni se do ikim në Korçë ta vrasim’.


Fraksion.com