AktualitetSportTë fundit

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

E shtuna e 7 qershorit, rezervon një nga duelet me të zjarrta të Ballkanit, siç është përballja Shqipëri-Serbi.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, ndërsa interesimi ka qenë i çmendur, me rreth 200 mijë kërkesa nga tifozët.

Në një nga faqet e njohura për bileta, si “Viagogo”, shihen çmimet e çmendura, ku për një biletë në tribunën kryesore, kërkohen 1 milion e 300 mijë lekë.

Çmimet në tregun e zi

Kjo zgjatje u bë nga Federata Shqiptare e Futbollit si domosdoshmëri për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem.

Ndërkohë procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur. Një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë pajisur tashmë me bileta përmes platformës së dedikuar.

Ndërsa të gjithë personat që kanë aplikuar për bileta duhet të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të email-it për të parë nëse kanë marrë njoftim.

Fraksion.com