“Qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë”, autori: E bëra pa dashje
Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditëmë parë në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar është plagosur brenda picerisë “Fantazia”. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se autori, Aldo Neziri, ka përdorur një armë të fshehur në formën e një stilolapsi për të qëlluar adoleshentin, ndërsa më pas ka hedhur armën në zonën e Laprakës për të zhdukur provat.
Autori i ngjarjes ka pretenduar se e gjithë situata ka ndodhur aksidentalisht, por hetimet paraprake ngrenë dyshime të forta se plagosja nuk ka qenë rastësore.
Fraksion.com

