Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë
Një 70-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Divjakës, pas denoncimit për dhunë në familje nga i biri dhe zbulimit të një sasie të madhe municioni në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, ku pas kallëzimit të një 33-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e autorit.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, shtetasit M. M., u gjetën dhe sekuestruan një granatë dore, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të gjitha pa leje.
Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com