AktualitetPolitikëTë fundit

“Defender ’25”, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender ’25” në zonën stërvitore të Bizës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga momentet e kësaj stërvitjeje, teksa theksoi se nëpërmjet saj konsolidohet ndërveprimi me aleatët.

“Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com