Aksident në uzinën e ferrokromit: U godit nga një pllakë metalike, plagoset punëtori
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, ku një punëtor ka mbetur e plagosur në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të parë të punës, kur Rudin Mecja, nga lagjja “Luigj Gurakuqi” e Elbasanit, është goditur nga një pllakë metalike me peshë disa qindra kilogramë, e cila i ka rënë mbi trup.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin e kushteve të sigurisë në uzinë.
Fraksion.com